Lidhje

Irani paralajmëron Izraelin


Kreu i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Iranit, Saeed Jalili tha sot gjatë një vizite në Damask se bota myslimane mbështet Sirinë.

Zoti Jalili i bëri komentet një ditë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak tha se sulmi ajror i javës së kaluar në Siri tregon se Izraeli është serioz në parandalimin e kalimit të armëve të rënda në Liban. Kjo duket ishte një përpjekje për të treguar për herë të parë se qeveria e tij ishte pas operacionit.

Izraeli ka qëndruar zyrtarish i heshtur mbi sulmin, që Shtetet e Bashkuara dhe burime të sigurisë rajonale thanë se përfshiu avionë izraelitë që goditën një autokolonë siriane që transportonte pajisje anti-ajrore që ka të ngjarë të kishin si destinacion grupin militant libanez, Hezbollah.

Zoti Barak nuk mori përgjegjësi të drejtpërdrejtë për sulmin kur foli dje në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

XS
SM
MD
LG