Lidhje

Irani zotohet të hakmerret kundër çdo sulmi


Irani është zotuar se do të hakmerret kundër çdo sulmi, pasi Kryeminsitri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri thirrje botës për të vendosur një vijë të qartë ndalimi ndaj programit bërthamor të Teheranit.

Zëvendës-Ambasadori i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara, Eshagh al-Habib, akuzoi zotin Netanyahu se po bënë deklarata të pa-baza kundër Teheranit. Zoti Al Habib ngul këmbë se programi bërthamor i Iranit është vetëm për qëllime paqësore. Fuqitë botërore pohojnë se Irani po kërkon të zhvillojë armë bërthamore.

Dje, kryeministri i Izraelit, Netanyahu u tha delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se bota duhet të veprojë tani për të ndalaur Teheranin nga zhvillimi i armëve bërthamore sepse nesër do të jetë tepër vonë.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Barack Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të gjithçka të nevojshme për të parandaluar Teheranin nga zhvillimi i armëve bërthamore, por ai nuk i dha Iranit ndonjë ultimatum. Sekretaria amerikane e shtetit, Hillary Clinton u takua me zotin Netanyahu mbrëmë. Zyrtarët nuk dhanë hollësi mbi këto bisedime.
XS
SM
MD
LG