Lidhje

Ligjvenësit amerikanë përgatisin sanksione të reja ndaj Iranit

  • Zeri Amerkës

Ligjvenësit amerikanë përgatisin sanksione të reja ndaj Iranit

Ligjvenësit amerikanë përgatisin sanksione të reja ndaj Iranit

Negociatorët në Kongresin amerikan thonë se kanë përfunduar një marrëveshje për sanksione të reja të njeanëshjme që synojnë të ndikojnë në programin berthamor të Iranit përmes venies në shenjestër të partnerëve financiarë.

Skica e marrëveshjes u njoftua të henën nga krytari i Komisionit të Senatit për Bankat, Chris Dodd dhe kryetari i Komisinit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdheniet me Jashtë, Harward Berman. Ata thanë se do të ndalojë qasjen ndaj sistemit financiar amerikan për të gjitha bankat e huaja që zhvillojnë biznes me istitucione të rendësishme iraniane dhe Gardën Revolucionare.

Sanksionet e propozuara do të përjashtojnë nga tregjet amerikane ndermarrjet e përfshira në shitjet e karburanteve të rafinuara për Iranin. Nderkohë që Irani është ndër eksportuesit më të medhenj të naftës, ende ka nevojë për importe të shumta karburantesh.

Legjislacioni duhet të miratohet në të dy dhomat e Kongresit që të kthehet në ligj. Votimi në Dhomën e Perfaqësuesve mund të zhvillohet brenda pak ditës.

Zëdhenësi i Shtepisë së Bardhë Robert Gibbs tha se administrata e presidentit Obama është e kenaqur me ‘legjislacionin e fuqishëm” që i jep autoritet të ri presidentit dhe forcon stategjinë shumëpalëshe për izoluar dhe ushtruar presion ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG