Lidhje

Presidenti Rouhani përshëndet marrëveshjen


Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se marrëveshja kornizë e arritur me fuqitë botërore do të mbrojë të drejtat bërthamore të Iranit dhe do të sigurojë zbutjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Në një fjalim televiziv drejtuar sot vendit, zoti Rouhani tha se marrëveshja bërthamore është një pranim i së drejtës së Iranit për të pasuruar uranium në territorin e tij. Ai shtoi se Irani do të ndjekë qëllime paqësore.

Presidenti iranian u zotua se Irani nuk do të mashtrojë dhe do të respektojë të gjitha zotimet "për sa kohë që pala tjetër do të mbajë premtimet e saj."

Marrëveshja kornizë e arritur dje ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore synon zbutjen e sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Teheranit. Marrëveshja erdhi pas tetë ditë bisedimesh intensive në Lozanë të Zvicrës dhe hedh bazat për një marrëveshje përfundimtare që duhet të arrihet më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG