Lidhje

Media iraniane: Arrestohet një amerikane nën akuzat për spiunazh


Media iraniane: Arrestohet një amerikane nën akuzat për spiunazh
Media iraniane: Arrestohet një amerikane nën akuzat për spiunazh

Media shtetërore iraniane thotë se autoritetet kanë arrestuar një amerikane nën akuzat për spiunazh.

Sipas lajmeve, autoritetet iraniane arrestuan një grua 55 vjeçare të identifikuar si Hall Talajan ndërsa po përpiqej të hynte në vend nga Armenia pa vizë. Media iraniane tha gjithashtu se ajo kishte pajisje spiunazhi.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të këtyre njoftimeve dhe po i shqyrtojnë ato. Ai tha se autoritetet amerikane nuk mund të konfirmojnë as arrestimin dhe as nëse gruaja në fjalë është shtetase amerikane.

Zëdhënësi tha se Uashingtoni ka qënë në kontakt me autoritetet zvicerane, të cilët kujdesen për interesat amerikaen në Teheran. Irani nuk ka marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Irani po mban dy alpinistë amerikanë nën akuzat për spiunazh pasi kaluan nga kufiri me Irakun. Në shtator Teherani liroi një alpiniste e cila ishte arrestuar së bashku me ta përkundrejt një pagese prej 500 mijë dollarësh.

XS
SM
MD
LG