Lidhje

Irani ofron për herë të parë një propozim për shkëmbim të karburantit bërthamor


Teherani është gati të japë 1 mijë e 200 kilogramë uraniuam të pasuruar në nivel të ulët, në shkëmbim për 120 kilogramë uranium të shkallës së lartë, si karburant për një reaktor për kërkime mjekësore

Irani po ofron shkëmbimin për një herë të vetme të karburantit bërthamor në një përpjekje siç duket, për t’iu afruar kushteve të një plani të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e Agjencisë së Energjisë Bërthamore të OKB-së.

Në një intervistë të publikuar dje në gazetën iraniane Javan, shefi i agjencisë bërthamore Ali Akbar Salehi, tha se Teherani është gati të japë 1 mijë e 200 kilogramë uraniuam të pasuruar në nivel të ulët, në shkëmbim për 120 kilogramë uranium të shkallës së lartë, si karburant për një reaktor për kërkime mjekësore.

Megjithatë, zoti Salehi tha se Teherani do që shkëmbimi të ndodhë njëkohësisht dhe në tokën iraniane, ide që më parë është hedhur poshtë nga vendet perëndimore, të përfshira në bisedimet për programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG