Lidhje

Irani nuk do të ndalë aktivitetin bërthamor


Një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit tha se Teherani nuk do t’i pezullojë kurrë më aktivitetet e tij bërthamore, por do të zbusë retorikën.

Ali Akbar Velayati, këshilltari i Ayatollah Ali Khameneit mbi çështjet bërthamore dhe çështje të tjera të rëndësishme, tha për agjencinë Associated Press se zgjedhja e Hasan Rouhanit si president i ri i Iranit hap mundësi të reja për komunikim më të mirë me Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Iranit, si kufizime ndaj naftës dhe ato bankare, pasi Teherani nuk pranoi të lejonte inpektorët ndërkombëtarë bërthamorë në objektet e veta bërthamore. Besohet gjerësisht se Irani është duke zhvilluar një program për armët bërthamore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG