Lidhje

SHBA, debati mbi marrëveshjen me Iranin


Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Sekretari i Energjisë Ernest Moniz dëshmojnë sot përsëri para një komisioni të Kongresit, në kuadër të përpjekjeve intensive për të siguruar mbështetje për marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Kongresi ka shtatë javë në dispozicion për ta shqyrtuar marrëveshjen, e cila kufizon programin bërthamor të Iranit në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike që e kanë dëmtuar rëndë ekonominë e vendit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miratoi marrëveshjen javën e kaluar, duke caktuar një kalendar, sipas të cilit sanksionet do të hiqen deri në fund të vitit.

Sekretari Kerry and sekretari Moniz, të cilët janë takuar vazhdimisht me zyrtarët iranianë për ta përfunduar marrëveshjen në fillim të muajit, do të dëshmojnë para Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Kongresit, së bashku me Sekretarin e Thesarit, Jacob Lew.

Të tre zyrtarët e lartë morën pjesë në një seancë të ngjashme javën e kaluar në Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ku zoti Kerry tha se ta hedhësh poshtë marrëveshjen do të ishte të largoje shansin më të mirë për zgjidhjen paqësore të çështjes së aktivitetit bërthamor të Iranit.

Presidenti Barack Obama është zotuar se do të përdorë të drejtën e vetos, në se Kongresi e nuk voton të favor të marrëveshjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG