Lidhje

Irani konfirmon ftesat për të kontrolluar objektet bërthamore

  • Zëri Amerikës

Irani konfirmon ftesat për të kontrolluar objektet bërthamore

Irani konfirmon ftesat për të kontrolluar objektet bërthamore

Irani konfirmoi se ka ftuar diplomatë të huaj që të vizitojnë objektet e veta bërthamore, por diplomatët thonë se Teherani ka përjashtuar disa nga fuqitë më të rëndësishme botërore.

Zyrtarët iranianë kanë sugjeruar që vizita shpenzimet e së cilës do të jenë plotësisht të mbuluara nga Teherani do të mbahet më 15 dhe 16 janar, para bisedimeve mbi programin bërthamor iranian që do të mbahen në Stamboll me fuqitë botërore këtë muaj. Përfaqësuesit e grupit P5+1, i përbërë nga pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë parashikohet të takohen me zyrtarët iranianë në fund të muajit.

Diplomatët që kanë njohur për ftesat thanë se Irani ia kishte dërguar ato Rusisë dhe Kinës, dy prej anëtarëve të grupit së bashku me Egjiptin, Kubën dhe Hungarinë që ka kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian.

Por diplomatët thanë se Irani nuk ftoi katër anëtarët e tjerë të grupit P5+1, Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ramin Mehmanparast tha sot se ftesat u janë bërë përfaqësuesve të disa vendeve të Bashkimit Evropian, një grupi të vendeve neutrale, dhe disa prej pesë përfaqësuesve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermanisë të njohur si P5 + 1.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë një nga kritikët më të ashpër të programit bërthamor të Iranit, për të cilin dyshon se po përdoret për zhvilluar armë bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor është për synime paqësore.

XS
SM
MD
LG