Lidhje

Irani ofron transparencë në bisedimet bërthamore


Presidenti i Iranit thotë se vendi i tij nuk ka për të ofruar, veç transparencës në bisedimet bërthamore me fuqitë botërore.

Presidenti Hassan Rouhani i bëri këto komente sot në televizionin shtetëror, disa ditë para raundit të ri të bisedimeve bërthamore.

Kritikët e zotit Rouhani në Iran thonë se administrata e tij i ka bërë shumë lëshime Perëndimit.

Zoti Rouhani tha se Irani nuk do të pranonte një “apartejd bërthamor” dhe “segregacion shkencor”, duke hequr dorë nga programi i debatueshëm i Teheranit. Ai tha se programi bërthamor i Iranit është për synime paqësore, siç janë kërkimet në fushën e mjekësisë dhe energjisë.

Perëndimi thotë se Irani po përpiqet të ndërtojë armën bërthamore
XS
SM
MD
LG