Lidhje

OKB: Irani konverton uraniumin e pasuruar


Një raport i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara thotë se Irani e ka konvertuar ose holluar arsenalin e uraniumit të pasuruar, siç kërkohej në një marrëveshje të arritur mes Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore nëntorin e kaluar.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, marrë nga agjencitë perëndimore të lajmeve të dielën, thotë se më shumë se 200 kilogram rezerva të uraniumit të pasuruar në 20 përqind është kthyer në formë të padëmshme.

Marrëveshja ndërkombëtare i bën thirrje Iranit të ndalë aktivitetin e tij më të ndjeshëm bërthamor, përfshi pasurimin 20 përqind, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Të dy palët duhet të arrinin një marrëveshje më të plotë deri të dielën, por në fakt vendosën ta zgjasin afatin deri në 24 nëntor.

Irani ka hedhur poshtë akuzat se po përpiqet të prodhojë armën bërthamore, duke thënë se programi i tij ka qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG