Lidhje

Irani nuk dha informacionin e premtuar


Një agjenci e OKB-së beson se tre javë pasi dështoi të jepte informacione rreth përpjekjeve për kërkimet e tij atomike, Irani veproi për të avancuar kërkimet e tij bërthamore, dhe Kombet e Bashkuara po kërkojnë të shtojnë presionin mbi Teheranin.

Një raport konfidencial në fillim të shtatorit nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore thotë se Irani nuk ka përmbushur dy nga pesë hapat e transparencës që ka rënë dakort të zbatojë deri më 25 gusht.

Dështimi mund t’i ndërlikojë negociatat me Iranin dhe gjashtë vende për t’i dhënë fund sanksioneve prej disa dekadash kundër përpjekjeve të Teheranit për kërkime bërthamore.

Që nga zgjedhja e presidentit Hassan Rouhani vitin e kaluar, Irani ka shtuar interesin për negociata.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG