Lidhje

Yokio Amano: Së shpejti marrëveshja me Iranin


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike shprehet optimist se do të ketë së shpejti përparim në arritjen e një marrëveshjeje mes Teheranit dhe këtij institucioni të Kombeve të Bashkuara.

Shefi i Agjencisë Yukio Amano sapo është kthyer nga vizita e parë në Teheran që nga momenti që mori drejtimin e institucionit në vitin 2009.

Kreu i Agjencisë Bërthamore të OKB-së thotë se pret që Irani të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje me Agjencinë Bërthamore të Energjisë Atomike.

Por zoti Yukio Amano tha dje në komentet për shtyp në Vjenë se ende ka mospajtime që duhet të sqarohen:

“Gjatë vizitës sime në Teheran pati një zhvillim të rëndësishëm lidhur me dokumentin që po hartojmë për metodologjinë. Unë dhe zoti Xhalili morëm vendimin për të arritur një marrëveshje mbi këtë metodologji të strukturuar. Zoti Xhalili tha se mospajtimet që ekzistojnë nuk do të bëheshin pengesë për marrëveshjen”.

Kreu i Agjencisë, Yukio Amano sapo është kthyer nga Teherani, ku zhvilloi bisedime me kryenegociatorin bërthamor të Iranit, Said Xhalili dhe shefin e Organizatës Iraniane për Energjinë Bërthamore Fereidun Abasi-Davani.

Kjo ishte vizita e parë e zotit Amano në Iran që kur mori detyrën e drejtimit të Agjencisë bërthamore të OKB-së në 2009.

Ai tha se kishte diskutuar mosmarrëveshjet që kanë ekzistuar prej kohësh mes Iranit dhe Kombeve të Bashkuara lidhur me inspektimin e objekteve iraniane bërthamore, ku dyshohet se po zhvillohet një program i fshehtë për prodhimin e armëve bërthamore.




Trego komentet

XS
SM
MD
LG