Lidhje

Ende jo marrëveshje për Iranin


Presidenti i Iranit i paralajmëroi fuqitë botërore që janë duke negociuar një marrëveshje bërthamore përfundimtare, të mos kapen pas çështjeve anësore, duke rrezikuar arritjen e një marrëveshjeje brenda afatit të 30 qershorit.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha në një konferencë shtypi në Teheran, se marrëveshja është e mundur të arrihet, por mbeten ende disa çështje të pazgjidhura.

Në kushtet kur Irani po pengon një çështje të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë, që është lejimi i inspektimit të objekteve bërthamore, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare nuk do të jetë diçka e lehtë.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se negociatorët janë tani në Vjenë, duke punuar për marrëveshjen dhe se ai ka në plan të marrë pjesë edhe vetë në bisedime.

Sekretari Kerry doli të premten nga spitali i Bostonit, ku ai u trajtua për 10 ditë, pas një aksidenti me biçikletë që pësoi gjatë një pushimi mes seancave të bisedimeve për çështjen e Iranit.

Nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë zoti Kerry në pakësimin e mosmarrëveshjeve mes Iranit dhe fuqive botërore.

XS
SM
MD
LG