Lidhje

Takim sot SHBA-BE-Iran


Diplomatë iranianë, si edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pritet të takohen sot, për të biseduar mbi zbatimin e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Iranit.
Zëvendës ministri i jashtëm iranian Abbas Araqchi do të takohen në Gjenevë me nënsekretaren amerikane për Çështje Politike Wendy Sherman dhe zëvendës shefen e politikës së jashtme të BE-së, Helga Schmid.
Ministri i Jashtëm iranian Mohammed Javad Zarif shprehu optimizmin para bisedimeve, duke thënë se Irani është i përkushtuar që të punojë për zbatimin e marrëveshjes së arritur me fuqitë botërore në fund të nëntorit.
XS
SM
MD
LG