Lidhje

Irani ofron “një qasje të re”


Irani tha përsëri se po ofron “një përqasje të re” ndërsa intensifikohen bisedimet me Perëndimin mbi programin e debatueshëm bërthamor të Teheranit.

Zëvendës Mministri Jashtëm iranian i bëri komentet sot në Vjenë në një paraqitje publike me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

Agjencia është përpjekur të hetojë akuzat e Perëndimit se Irani ka punuar në mënyrë të fshehtë për të zhvilluar armë bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore dhe se nuk kërkon të zhvillojë armë.

Bisedimet mes Teheranit dhe agjencisë së OKB-së kishin ngecur për disa vite.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore Yukiya Amano tha se është e rëndësishme “që të ndodh përparimi kontretisht” ndërsa negociatat ecin përpara.
XS
SM
MD
LG