Lidhje

Iran-OKB, asnjë marrëveshje për hetim të programit bërthamor


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore thotë se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Iranin për të hetuar programin e tij të debatueshëm bërthamor. Megjithatë, është planifikuar një takim për muajin e ardhshëm.

Herman Nackaerts, drejtues i ekipit të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore dhe pjesëtarët e ekipit mbërritën sot në aeroportin e Vienës mbas dy ditë bisedimesh “të mbushura me debate” në Teheran.

Duke cituar mospajtime të paspecifikuara, zoti Nackaerts tha se ata nuk arritën dot një marrëveshje për të siguruar qasje në objektet bërthamore të Iranit. Ai tha se një raund tjetër bisedimesh do të zhvillohet më 12 shkurt në Teheran.
XS
SM
MD
LG