Lidhje

Irani dhe gjashtë fuqi botërore në marrëveshje


Irani dhe gjashtë fuqi botërore kanë rënë dakord për mënyrën se si do të zbatojnë një marrëveshje të përkohshme bërthamore të arritur në muajin nëntor. Zbatimi pritet të fillojë javën e ardhshme.

Zyrtarët e ministrisë së Jashtme të Iranit konfirmuan sot se "marrëveshja e Gjenevës do të vihet në jetë duke filluar nga 20 janari."

Shefja e politikës së jashtme të BE, Catherine Ashton e konfirmoi datën, duke thënë se palët tani do të kërkojnë nga agjencia mbikqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara të verifikojë zbatimin e marrëveshjes.

Presidenti Barak Obama tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera do të fillojnë të bëjnë zbutje modeste në sanksionet ekonomike ndaj Iranit për sa kohë që Teherani e zbaton deri në fund marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG