Lidhje

34 vjetori i Revolucionit Islamik të vitit 1979


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad thotë se Teherani nuk do të përulet para presionit për të filluar bisedime mbi programin e debatueshëm bërthamor të vendit

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad thotë se Teherani nuk do të përulet para presionit për të filluar bisedime mbi programin e debatueshëm bërthamor të vendit. Presidenti iranian la të kuptohet sot se bisedimet mund të ndodhin, në se kundërshtarët e ndalin presionin e madh ndaj vendit të tij.

Këto komente zoti Ahmadinexhad i bëri sot në një miting në Teheran, me rastin e 34 vjetorit të Revolucionit Islamik të vitit 1979 që rrëzoi nga pushteti Shahun, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe solli në pushtet klerikët islamikë të vijës së ashpër.

Fjalimi i presidentit u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Megjithatë, zoti Ahmadidnexhad nuk ka fuqinë për autorizimin e bisedimeve mbi programin e debatueshëm bërthamor. Këtë autoritet e ka Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Kahmenei, i cili disa ditë më parë i kundërshtoi thirjet e SHBA për bisedime të drejtpërdrejta, përsa kohë që vazhdojnë sanksionet dhe presidone ndaj vendit të tij.

Demonstruesit në mitingun e sotëm në Teheran valëvitnin flamujt kombëtarë, me thirrjet “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG