Lidhje

Irani planifikon reaktor të energjisë me shkrirje për vitin 2020

  • Zëri Amerikës

Irani thotë se ka në plan të ndërtojë reaktorin e parë bërthamor me shkrirje brenda vitit 2020.

Agjencia e lajmeve INSA citoi shefin e qendrës iraniane për kërkime bërthamore me shkrirje të henën të ketë thënë se Irani synon të shtojë stafin prej 36 vetash në 2 mijë për të ndërtuar një reaktor eksperimental gjatë dhjetëvjeçarit që po vjen.

Irani njoftoi në korrik një fond prej 8 milion dollarësh për të filluar studimet serioze rreth teknologjisë bërthamore me shkrirje si një burim alternativ energjie.

Teknologjia bërthamore me shkrirje është një proces ku copëza të vogla atomike si hidrogjeni janë shkrirë sëbashku për të formuar copëza më të renda që çlirojnë një sasi të madhe energjie.

Megjithatë, ky lloj teknologjie asnjëherë nuk është zhvilluar me sukses si burim komercial energjie.

XS
SM
MD
LG