Lidhje

Presidenti iranian fillon një vizitë dy-ditëshe në Liban

  • Zëri Amerikës

Presidenti iranian fillon një vizitë dy-ditëshe në Liban

Presidenti iranian fillon një vizitë dy-ditëshe në Liban

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad vlerësoi Libanin për atë që ai e cilësoi “rezistencë” ndaj Izraelit, pasi mijëra libanezë ishin mbledhur sot në rrugët e Beirutit për t’i uruar atij mirëseardhjen. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin libanez Michel Sulejman, zoti Ahmadinexhad po ashtu bëri thirrje që t’i jepet fund atij që ai e cilësoi “pushtim” nga Izraeli të tokave libaneze dhe palestineze.

Zoti Ahmadinexhad i bëri këto komente në fillim të një vizite dy-ditëshe në Liban, që shënon udhëtimin e tij të parë në vend, që kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Ai pritet të takohet me udhëheqës të tjerë libanezë dhe të shprehë mbështetje për grupin militant Hezbollah, një aleat i rëndësishëm i Iranit.

XS
SM
MD
LG