Lidhje

Rouhani: Irani dëshiron një program bërthamor paqësor


Presidenti iranian Hassan Rouhani përsëriti qëndrimin e vendit të tij se Irani ka të drejtë të zhvillojë një program bërthamor për qëllime paqësore.

Në një fjalim të mbajtur dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, presidenti Rouhani tha se Irani ka të drejtë të pasurojë uranium.

Udhëheqësi iranian tha se ai është i hapur për dialog transparent, të menjëhershëm me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Ai shtoi se armët bërthamore dhe armët e shkatërrimit në masë nuk kanë vend në doktrinën iraniane.

Ai gjithashtu tha se sanksionet e imponuara mbi Iranin për ambicjet e tij bërthamore kanë dëmtuar ekonominë e saj dhe kanë viktimizuar popullin iranian.
Fjalimi i zotit Rouhani shënoi paraqitjen e tij të parë në skenën botërore. Zgjedhja e tij në qershor duket se ka krijuar një terren të ri diplomatik nga udhëheqja e Iranit.
XS
SM
MD
LG