Lidhje

Kerry: Mundësitë diplomatike po hapen për Iranin


Sekretari i Shtetit John Kerry u shpreh se dritarja e mundësisë për diplomaci lidhur me programin bërthamor të Iranit po hapet, para negociatave të reja mes Iranit dhe fuqive botërore.

Republika Islamike do të zhvillojë bisedime të martën dhe të mërkurën me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë.

Komentet e zotit Kerry u bënë megjithëse një negociator i lartë iranian tha dje se Teherani nuk do të transferojë materiale bërthamore jashtë vendit.

Në bisedime të mëparshme, fuqitë botërore i kanë kërkuar Iranit të heqë dorë nga stoqet ekzistuese të uraniumit të pasuruara në masën 20 për qind dhe t’i dërgojnë këto sasi jashtë vendit. Uraniumi i kësaj cilësie është shumë pranë nivelit të kërkuar për t’u shndërruar në material për armë bërthamore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG