Lidhje

Dyqanet të mbyllura në Teheran pas protestave mbi monedhën iraniane


Presidenti Ahmadinejad kundërshtoi kritikat në rritje për politikat e tij të brendshme, që kanë shkaktuar rënien e vlerës së rialit

Dyqanet në pazarin kryesor të kryeqytetit iranian ishin të mbyllura sot, një ditë pasi policia ndërhyri ndaj protestuesve të zemëruar nga rënia e vlerës së monedhës vendase, rialit.

Dëshmitarët thane se vetëm disa dyqane ishin të hapura dhe se policia po patrullon zonën në qendër të Teheranit.

Riali ka humbur rreth një të tretën e vlerës së tij këtë javë.

Presidenti Iranian Mahmoud Ahmadinejad kundërshtoi kritikat në rritje për politikat e tij të brendshme që kanë shkaktuar rënien e rialit. Ai fajësoi në fakt presionin psikologjik nga armiqë e Iranin për këtë rënie.

XS
SM
MD
LG