Lidhje

Iran: Protestuesit hyjnë me forcë në ambasadën britanike

  • Zëri Amerikës

Iran: Protestuesit hyjnë me forcë në ambasadën britanike

Iran: Protestuesit hyjnë me forcë në ambasadën britanike

Në Iran, një numër protestuesish hynë me forcë në ambasadën britanike në Teheran, si përgjigje ndaj sanksioneve të reja ekonomike ndaj vendit, nën dyshimet se po e vazhdon programin e armëve bërthamore.

Iranianë të zemëruar hynë në ambasadë duke hedhur gurë, thyen xhama, rrëzuan dokumente dhe zëvendësuan flamurin britanik me atë iranian. Protesuesit po ashtu shkatërruan portretin e Mbretëreshës Elizabet, ndërsa jashtë ndërtesës ata thërrisnin “vdekje Britanisë” dhe i vunë zjarrin një makine të trupit diplomatik.

Media iraniane njoftoi më pas se policia iraniane ka siguruar lirimin e 6 punonjësve të ambasadës, të cilët ishin rrethuar nga protestuesit në një tjetër ndërtesë të ambasadës në veri të Teheranit. Ministria e Jashtme britanike shprehu zemërim lidhur me incidentin dhe i bëri thirrje autoriteteve iraniane të marrin masa urgjente për të mbrojtur ndërtesat diplomatike, sipas ligjit ndërkombëtar. Ajo i bëri thirrje shtetasve britanikë në Iran të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë brenda. Franca dhe Shtetet e Bashkuara i dënuan me forcë sulmet.

Javën e kaluar Britania i preu të gjitha transaksionet me bankat iraniane, përfshirë Bankën Qendore Iraniane, në kuadrin e sanksioneve të koordinuara me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

XS
SM
MD
LG