Lidhje

Iran: Rivalët e presidentit Ahmadinejad kryesojnë në zgjedhjet parlamentare


Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet parlamentare të Iranit tregojnë se përkrahësit besnikë të udhëheqësit suprem Ayatollah Khamenei kanë fituar epërsi.

Rezultatet fillestare nga qytete të largëta sot tregojnë se rivalët konservatorë të Presidentit Mahmoud Ahmadinejad kanë fituar vende në disa zona votimi në gjithë vendin.

Media shtetërore vlerëson se pjesëmarrja ka qenë mbi 65 për qind mes 48 milionë iranianëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet nuk do të kenë ndonjë ndikim tek politikat e jashtme apo bërthamore por do ta forcojnë pozicionin e zotit Khamenei para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Rezultatet përfundimtare priten herët javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG