Lidhje

Irani provon raketën Shahab 3


Teherani thotë se ka vënë me sukses në provë raketa balistike me rreze të mesme veprimi, të afta për të goditur Izraelin.

Teherani thotë se ka vënë me sukses në provë raketa balistike me rreze të mesme veprimi, të afta për të goditur Izraelin, në përgjigje të kërcënimeve për veprime ushtarake kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Media zyrtare iraniane citoi një oficer të lartë të Gardës Revolucionare, sipas të cilit manovrat përfshinin raketën Shahab 3, e cila përshkoi një distancë prej afro 1 mijë e 300 kilometrash. Gjatë dy ditëve të fundit janë bërë manovra edhe me raketat Shahab 1 dhe 2 me rreze të shkurtër veprimi.

Zëvendës Komandanti i Gardës Revolucionare tha se manovrat janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj armiqve të Iranit, të cilët shprehen se ‘alternativa ushtarake mbetet e hapur’.

Ndërkaq, gazeta The New York Times ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar përforcime të konsiderueshme ushtarake në Gjirin Persik si masë frenuese për përpjekje të mundshme të Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG