Lidhje

Iran: Rowhani fitues i zgjedhjeve presidenciale


Ministri i Brendshëm i Iranit shpalli klerikun e moderuar Hassan Rowhani fitues të zgjedhjeve presidenciale, një fitore mbresëlënëse kjo mbi konservatorët në fuqi.

Rowhani – favoriti i reformatorëve dhe ish negociator i bisedimeve bërthamore – mori gati 19 milionë vota nga 37 milionë iranianë që votuan. Ai siguroi pak më shumë se 50 përqind të votave duke eleminuar nevojën e balotazhit. Kandidati më i afërt, kryetari i bashkisë së Teheranit Bagher Qalibaf, mori më shumë se 16 përqind të votave. Rreth 50 milionë iranianë kanë të drejtë vote. Media iraniane njoftoi se pjesmarrja në votime ishte 70 përqind.

Iranianët votuan për të zgjedhur pasuesin e presidentit Mahmoud Ahmadinejad, i cili nuk lejohet të kandidojë për një mandat të tretë.

Këto ishin zgjedhjet e para presidenciale që kur zoti Ahmadinejad rifitoi në mënyrë të debatueshme në vitin 2009 që nxitën protesta të zgjeruara dhe një shtypje të përgjakshme nga qeveria.
XS
SM
MD
LG