Lidhje

OKB: Irani ka reduktuar stoqet me uranium


Agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara thotë se Irani ka reduktuar ndjeshëm stoqet me uranium të pasuruar në bazë të kërkesave të një marrëveshjeje të përkohëshme bërthamore.

Në një raport të ri, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike tha se Irani ka neutralizuar rreth 80% të stoqeve të tij me gaz uraniumi të pasuruar.

Pasurimi i uraniumit është një element i rëndësishëm drejt prodhimit të armëve bërthamore.

Irani ka hedhur poshtë akuzat perëndimore se synon të prodhojë armë bërthamore. Por në bazë të marrëveshjes së arritur vjet me fuqitë botërore, Irani ra dakord të bëjë lëshime në shkëmbim për heqjen e pjesshme të sanksioneve të vëna si ndëshkim për programin bërthamor.
XS
SM
MD
LG