Lidhje

Brahimi kërkon ndihmën e Iranit për ndalimin e luftimeve në Siri


I dërguari i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe tha se kriza në Siri po keqësohet çdo ditë dhe se ka nevojë urgjente për t’i dhënë fund gjakderdhjes

I dërguari i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë kërkoi ndihmën e Iranit për ndalimin e luftimeve në Siri gjatë festës së myslimanëve Eid al-Adha.

Lakdar Brahimi sot tha se kriza në Siri po keqësohet çdo ditë dhe se ka nevojë urgjente për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Kjo deklaratë pason takimet e së dielës të zotit Brahimi me udhëheqësit iranianë, presidentin Mahmud Ahmadinejad dhe ministrin e jashtëm, Ali Akbar Salehi. Festa e myslimanëve fillon javën e ardhshme.

Po sot, autoritetet turke detyruan uljen e një avioni armen me destinacion qytetin sirian Aleppo, me qëllim që ta kontrollonin. Zyrtarët turq thanë se avioni kishte ndihma humanitare dhe se do të lejohej të hynte në Siri, në se nuk do të gjendeshin atje objekte të tjera.
XS
SM
MD
LG