Lidhje

Iran, SHBA, BE mbi çështjen bërthamore


Irani, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po mbajnë ditën e dytë të bisedimeve në Oman, ndërsa afrohet afati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse bërthamore me Teheranin.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje sot, para afatit që skadon më 24 nëntor. Por nuk ka patur shenja për përparim dhe pengesa të parëndësishme kanë mbetur pa u kapërcyer.

Presidenti amerikan Barack Obama tha në një intervistë dje se të gjitha palët janë larg arritjes së një marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG