Lidhje

Bisedimet mbi Iranin pa ndonjë përparim


Bisedimet e sotme mes fuqive të mëdha botërore dhe zyrtarëve iranianë për zgjidhjen e mundshme të programit bërthamor të Iranit, nuk shënuan ndonjë përparim të dukshëm.

Një zyrtar perëndimor që nuk deshi të identifikohej tha në ditën e parë të bisedimeve në Almati të Kazakistanit se Irani “nuk kishte dhënë një përgjigje të qartë dhe konkrete” për ofertën e paraqitur në negociatat e fundit bërthamore në shkurt, nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania.

Këto propozime përfshijnë mbylljen centraleve bërthamore të Iranit dhe heqjen e rezervave të tij të uraniumit të pasuruar në këmbim të lejimit të tregtisë për disa produkte që tani janë të ndaluara nga sanksionet ndërkombëtare.

Diplomati tha se Teherani përsëriti propozimet që bëri vitin e kaluar në Moskë gjatë bisedimeve që u mbyllën pa marrëveshje.

Kryenegociatori i Iranit për çështjet bërthamore, Saeed Jalili, tha se Teherani kishte bërë propozime konkrete pë një raund të ri bashkëpunimi, por diplomatët perëndimorë thanë se përgjigjia e Iranit mbetet e paqartë.
XS
SM
MD
LG