Lidhje

Irani u hap diplomatëve dyert e uzinave bërthamore, por nuk fton amerikanët

  • Zëri Amerikës

Irani u hap diplomatëve dyert e uzinave bërthamore, por nuk fton amerikanët

Irani u hap diplomatëve dyert e uzinave bërthamore, por nuk fton amerikanët

Zyrtarët iranianë thonë se vendi i tyre ka ftuar disa ambasadorë të akredituar pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë që të vizitojnë uzinat bërthamore në Iran gjatë këtij muaji.

Një diplomat pranë ANEA-s i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” të hënën se ftesa e Iranit iu dërgua Rusisë, Kinës, Bashkimit Evropian, anëtarëve të Lidhjes Arabe dhe një grupi të vendeve të painkuadruara. Shtetet e Bashkuara, siç duket, nuk ishin në mesin e të ftuarve.

Në një letër që mban datën 27 dhjetor, i dërguari i lartë iranian, Ali Asgar Soltanieh, ofroi një vizitë me të gjitha shpenzimet e mbuluara për në uzinat bërthamore të Iranit më 15 dhe 16 janar. Një diplomat i lartë evropian në Bruksel, që nuk deshi t’i përmendej emri, konfirmoi ftesat.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore që po përpiqen t’i japin fund mosmarrëveshjes rreth çështjeve bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – pritet të mbajnë një raund të dytë bisedimesh më vonë gjatë këtij muaji në Turqi.

Vizita do të përfshinte centralin bërthamor të Iranit në Bushehr, i cili do të fillojë punën këtë muaj, dhe uzinën kryesore të vendit për pasurimin e uraniumit në Natanz. Diplomatët do të takoheshin me ushtruesit e detyrës së ministrit të jashtëm, Ali Akbar Salehi, që është edhe kreu i agjencisë atomike të Iranit, si dhe me kryenegociatorin e Teheranit për çështje bërthamore, Said Xhalili.

XS
SM
MD
LG