Lidhje

Irani, Turqia diskutojnë për Sirinë


Udhëheqës nga Irani dhe Turqia thonë se kanë mosmarrëveshje në lidhur me Sirinë, por mbështesin objektivin për t’i dhënë fund dhunës në rajon.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu u takua me Presidentin iranian Hassan Rouhani dje në mbrëmje në Teherean, ku të dyja palët shprehën vendosmërinë për të vendosur stabilitet në rajon.

Zoti Davutoglu tha se Irani dhe Turqia mund të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund konflikteve dhe “vëllavrasjeve”.

Turqia është mbështetësja kryesore e kryengritësve që luftojnë për të përmbysur presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Irani bashkë me Rusinë mbështet qeverinë e Assadit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG