Lidhje

Hidhet poshtë kërkesa iraniane për të hyrë në agjencinë për barazinë e grave

  • Zëri Amerikës

Hidhet poshtë kërkesa iraniane për të hyrë në agjencinë për barazinë e grave

Hidhet poshtë kërkesa iraniane për të hyrë në agjencinë për barazinë e grave

Përpjekja e debatueshme e Iranit për t’u bërë anëtar i një agjencie të re të fuqishme të Kombeve të Bashkuara për nxitjen e barazisë së gruas, mori sot përgjigje negative.

Anëtarë të Këshillit të OKB-së për Çështje ekonomike dhe sociale i dhanë Iranit 19 nga 28 votat e nevojshme për një vend në bordin e tij.

Megjithatë këshilli miratoi kërkesën e Arabisë Saudite, e cila po ashtu ishte kundërshtuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Të dyja kërkesat hasën kundërshtimet e disa vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Fushatat e Iranit dhe Arabisë Saudite indinjuan aktivistët e të drejtave të njeriut të cilët protestuan ndaj trajtimit të grave dhe pakicabe nga ana e Iranit. Irani shkaktoi një valë reagimesh të zemëruara ndërkombëtare kohët e fundit duke shpallur dënimin me vdekje për një grua që akuzohej për tradhëti bashkëshortore. Rasti është tani nën shqyrtim.

Avokatja e të drejtave të njeriut Shirin Ebadi tha në një konferencë për shtyp në Nju Jork këtë javë se kërkesat saudite dhe iraniane ishin qesharake.

XS
SM
MD
LG