Lidhje

Udhëheqësi suprem Kamenei akuzon SHBA për komplot kundër Iranit

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësi suprem i Iranit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po komplotojnë kundër Iranit, në një kohë që bëjnë thirrje për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.

Ajatollah Ali Kamenei kritikoi sot politikat e Uashingtonit, në fjalën që mbajti me rastin e Vitit të Ri persian në qytetin e shenjtë shiit të Mashhadit.

Ai tha se Presidenti amerikan, Barak Obama, mbajti qendrimin më të keq ndaj Teheranit kur i quajti protestuesit e demonstratave paszgjedhore “aktivistë të së drejtës”.

Khamenei tha se iranianët që dolën në protesta kundër rizgjedhjes së Presidentit Mahmoud Ahmadinejad vitin e kaluar ishin në fakt “prishës të rendit”.

Të premten, Presidenti Obama përsëriti ofertën e tij për dialog me qeverinë e Iranit dhe bëri thirrje për më shumë shkëmbime akademike me popullin e Iranit.

Në një përshëndetje me rastin e Nevruzit në Internet, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për një të ardhme më shpresëdhënëse për iranianët, pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë me qeverinë e tyre. (ze)

XS
SM
MD
LG