Lidhje

Bisedimet bërthamore SHBA-Iran


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha sot se është në favor të arritjes së një marrëveshjeje bërthamore me fuqitë botërore, përsa kohë që pakti nuk bie ndesh me interesat e vendit të tij.

Udhëheqësi iranian i bëri komentet në Iran para personelit të forcës ajrore, pothuajse në të njëjtën kohë që ministri i tij i jashtëm po fliste në Mynih për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bërthamore.

Javad Zarif tha se ishte “angazhuar në diskutime serioze” sot me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry ludhur me statusin bërthamor të Iranit.

Zarif tha se e vetmja mënyrë për t’u marrë vesh me Iranin është përmes “respektit dhe negociatave”.

Zoti Kerry, tha në konferencën e sigurisë së Mynihut se ai do të donte një “zgjidhje paqësore të programit bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG