Lidhje

Irani fillon të ndalë pasurimin e uraniumit


Irani ka filluar të ndalë aktivitetin e tij më të rëndësishëm të pasurimit të uraniumit, ndërkohë që sot hyn në fuqi një marrëveshje me fuqitë botërore e arritur në muajin nëntor.

Agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara tha në një raport se Irani ka çaktivizuar centrifugat në objektet e tij bërthamore të Natanzit dhe Fordos, të cilat përdoren për pasurimin e uraniumit në nivelin 20 për qind.

Marrëveshja me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermaninë, e kufizon pasurimin e uraniumit nga Irani deri në nivelin pesë për qind dhe i kërkon qeverisë të pakësojë rezervat e saj të uraniumit me nivel të lartë pasurimi.
XS
SM
MD
LG