Lidhje

Takim Kerry-Zarif në Vjenë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua me ministrin e jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif në Vjenë për të diskutuar mbi mosmarrëveshjet kyçe që kanë penguar negociatorët bërthamore të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare, afati i së cilës ishte 30 qershori.

Zoti Kerry tha se bisedimet pasuan një takim të shkurtër të mëparshëm me zotin Zarif të premten. Ai tha se ekipet kanë punuar intensivisht gjatë gjithë ditës në për të maksimizuar progresin. Ai shtoi se negociatorët kanë shumë punë për të bërë dhe se ekzistojnë disa çështje të vështira.

Nga ana e tij zoti Zarif i bëri jehonë këtyre deklaratave. Ai tha: "jemi të gjithë duke u përpjekur shumë për të ecur përpara dhe ne kemi bërë një farë përparimi."

Trego komentet

XS
SM
MD
LG