Lidhje

Irani: Çdo sulm ndaj centralit bërthamor do të ishte krim ndërkombëtar


Irani thotë se çdo sulm ndaj centralit të tij bërthamor do të ishte krim ndërkombëtar.

Kreu i agjencisë bërthamore të Iranit Salehi Ali Akbar e bëri këtë paralajmërim gjatë një interviste me median iraniane, ndërsa vendi po përgatitet për të vënë në punë për herë të parë një reaktor të furnizuar me lëndë djegëse nga Rusia.

Irani po planifikon të hapë termocentralin Bushehr më 21 gusht për të prodhuar energji elektrike.

Irani thotë se vëzhgues nga Agjensia Kombeve të Bashkuara për Energji Atomike do të mbikqyrin procesin.

Irani po përballet me sanksione të OKB-së për programin e tij bërthamor, për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera thonë se ka për qëllim krijimin e një arme. Teherani thotë se programin bërthamor është për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG