Lidhje

Irani dhe fuqitë botërore, bisedime për një marrëveshje


Përfaqësues nga Irani dhe grupi i gjashtë fuqive botërore po takohen për të dytën ditë në Vjenë, ndërsa vazhdojnë të punojnë për një marrëveshje afatgjatë për të siguruar se programi bërthamor i Teheranit është paqësor.

Takimi i sotëm pason një sesion me dyer të hapura që shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton e cilësoi të dobishëm.

Të dyja palët po përpiqen të zgjerojnë një marrëveshje gjashtë mujore të arritur në nëntor që kërkon që Irani të shkurtojë aktivitetet sensitive bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Zëvendës ministri i Jashtëm Iranian Abbas Araghchi tha dje se vendi i tij nuk do të heqë asnjë nga objektet bërthamore si pjesë të marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG