Lidhje

Irani dorëzon dokumentacionin bërthamor


Irani i ka dorëzuar agjensisë bërthamore të OKB-së (IAEA) një sërë dokumentash në lidhje me akuzat se po përpiqet të krijojë armë bërthamore. Dokumentat u dorëzuan brenda një afati të vendosur më parë si një ndër kushtet për lehtësimin e sanksioneve të parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar me fuqitë botërore. Dokumentat shpjeguese pritet të mbështesin linjën e mëparshme të ndjekur nga Irani për mohimin e një aktiviteti të tillë.

Marrëveshja që Irani nënshkroi më 14 korrik me fuqitë botërore ka si qëllim kryesor ngadalësimin e aktivitetit që mund të shfrytëzohet për prodhimin e armëve bërthamore. Një element dytësor i marrëveshjes e detyron Iranin të bashkëpunojë më IAEA-në në hetimin e këtyre akuzave, proçes të cilin dy palët ranë dakort ta përmbyllin deri në muajin dhjetor.

Sanksionet ndaj Iranit do të mund të hiqen plotësisht vetëm pasi IAEA-ja të jetë shprehur se Irani i është përgjigjur pyetjes rreth të shkuarës së tij bërthamore, si dhe se ka marrë masat e kërkuara për të ulur programin e tanishëm bërthamor.

XS
SM
MD
LG