Lidhje

Irani gati për bisedime në shtator në se plotësohen disa kushte


Negociatori kryesor i Iranit thotë se qeveria e Teheranit është e gatshme për bisedime me 6 fuqitë botërore lidhur me programin bërthamor duke filluar nga 1 shtatori, nëse pala tjetër përmbush një numër kushtesh.

Media shtetorore iraniane njoftoi sot se Saeed Jalili e bëri këtë ofertë përmes një letre në adresë të Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, e cila përfaqëson 6 fuqitë. Zoti Jalili tha se po i përgjigjej një oferte të bërë në fillim të qershorit nga zonja Ashton për të rifilluar bisedimet me Iranin.

Në letrën e tij, negociatori Jalili thotë se Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina duhet të sqarojnë nëse synimi i bisedimeve është bashkëpunimi apo armiqësia me Iranin. Ai shtoi se 6 fuqitë duhet ta bëjnë të qartë nëse mbështesin Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe të shprehin qëndrimin e tyre ndaj arsenalit bërthamor që mendohet se ka Izraeli. Vendet perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, një akuzë që Teherani e ka hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG