Lidhje

Irani gati të pranojë ndihmë ndërkombëtare


Irani thotë se është i gatshëm të pranojë ndihmë ndërkombëtare për viktimat e dy tërmeteve që goditën pjesën veriperëndimore të vendit ditën e shtunë.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka cituar zëvendës presidentin e Iranit Mohammad Reza Rahimi të ketë thënë se Irani është gati për të pritur ndihmesë nga vendet e tjera.

Deri në këtë njoftim, Irani e kishte refuzuar ndihmën e huaj nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Rusia, Turqia dhe vende të tjera. Gjysëmhëna e Kuqe iraniane pat dekaruar se vendi nuk kishte nevojë për ndihmë të huaj dhe se mund të përballonte vetë pasojat e fatkeqësisë natyrore.

Dje, Irani deklaroi se nga tërmetet me fuqi 6,4 dhe 6,3 ballë humbën jetën më shumë se 300 veta dhe u plagosën më shumë se 3 mijë të tjerë.
XS
SM
MD
LG