Lidhje

Irani gati të shpejtojë programin e tij për pasurimin e uraniumit


Irani gati të shpejtojë programin e tij për pasurimin e uraniumit
Irani gati të shpejtojë programin e tij për pasurimin e uraniumit

Irani thotë se është gati të shpejtojë programin e tij për pasurimin e uraniumit për të furnizuar me karburant katër deri pesë reaktorët të cilët do të ndërtohen brenda disa viteteve të ardhshme.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA sot citoi kryetarin e organizatës për energji atomike në Iran duke thënë se ambiciet bërthamore të vendit nuk do të ndalen.

Fuqitë përëndimore akuzojnë Iranin se po përdor programin e tij bërthamor si mburojë për ndërtimin e armëve të avancuara. Irani ka thënë se qëllimet e programit të tij bërthamor janë paqësore. Irani përballet me katër llojë sanksionesh të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për refuzimin e tij për të ndalur pasurimin e uraniumit.

Shefi i programit bërthamor të Iranit, Fereydoon Abbasi-Davani, është cituar të ketë thënë se Irani nuk do të kërkoj leje nga askush për rritjen e prodhimit të uraniumit.

XS
SM
MD
LG