Lidhje

Irani hedh poshtë akuzat për organizimin e komplotit

  • Elizabeth Arrot

Irani hedh poshtë akuzat për organizimin e komplotit

Irani hedh poshtë akuzat për organizimin e komplotit

Zyrtarët iranianë i dënuan me forcë akuzat e Shteteve të Bashkuara mbi komplotin. Ata i cilësuan si të pabaza akuzat e Shteteteve të Bashkuara dhe paralajmëruan kundër atyre që i cilësojnë si “akuza me motive politike”.

Analisti politik Saed Lailaz nga Teherani thotë se akuzat i çojnë në një nivel të ri marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara që edhe deri tani kanë qenë të tensionuara.

“Parashikimi im, që para daljes së akuzave të reja dhe zhvillimeve të fundit, ishte se ekziston një mundësi për ballafaqim ushtarak mes të dy vendeve. Madje më shkon mendja se ky incident ndoshta po shfrytëzohet për të krijuar kushtet për një fushatë propagandistike kundër Iranit brenda komunitetit ndërkombëtar."

Kjo ndenjë pasqyrohet edhe nëpër rrugët e Teheranit.

“Përderisa sanksionet dhe masat e tjera nuk arritën të krijonin ndonjë shqetësim për ne, ata po përpiqen të gjejnë mënyra të reja, si këto akuza, p.sh. dhe duan të paraqesin një imazh të keq të Iranit në botë.”

Banorë të tjerë të kryeqytetit iranian mendojnë se faji është diku tjetër.

“Ky është një komplot i organizuar nga zionistët dhe Arabia Saudite”.

Arabia Saudite ka patur një rivalitet të gjatë me fqinjin e vet jo-arab, ku mbizotëron besimi musliman i sektit shiit. Tensionet mes tyre janë shtuar këtë vit, me shpërthimin e kryengritjeve popullore në mbarë rajonin, sidomos kur forcat saudite mbështetën shtypjen e një revolte në Bahrein, një vend po me shumicë shiite. Ja si shprehet analisti Patrik Kloson, i Institutit për Politikat e Lindjes së Afërme në Washington:

“Irani ishte shqetësuar se nuk po bënte dot sa duhet për të ndihmuar portestuesit shiitë në Bahrein dhe se sauditët patën mundësinë të ndërhynin, në kushtet kur Irani nuk u tregua i aftë të bënte gjë për t’i ndaluar ato.

Arabia Saudite tha dje se Irani “duhet të paguajë një çmim” për atë që mendohet se ka qenë një komplot. Ali Riza Nader është analist në Korporatën Rand, pranë Washingtonit:

“Ata kanë qenë rivalë për një kohë të gjatë, edhe gjatë kohës së Shahut, para revolucionit islamik. Por të dyja vendet po ashtu kanë qenë të kujdesshme që të mos kalojnë në konflikt të drejtpërdrejtë me njëri tjetrin. Pra ekziston një lloj rivaliteti mes tyre, por ai zakonisht realizohet përmes retorikës”.

Irani nuk është i vetmi që ngre këto pikëpyetje lidhur me akuzat e Shteteve të Bashkuara. Max Fisher është redaktor i revistës “The Atlantic”.

“Është plotësisht bindës fakti se Irani mund të dojë të vrasë një zyrtar saudit, por ky lloj operacioni është mjaft i vogël nga përmasat, si dhe përsa i përket ndikimit që mund të ketë për politikën e Iranit. Dhe nuk është e qartë se çfarë duan ata të arrijnë nga kjo. Nuk është e qartë përse ata do të duan të hedhin në erë me bombë ambasadorin saudit në Washington. Dhe në fakt ka arsye që të bëjnë të mendosh se ky veprim do të binte në kundërshtim me ineteresat e vetë Iranit”.

Një nga këto arsye kryesore argumenton analisti, është se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite do të forcoheshin në këtë rast në shenjë solidariteti dhe kjo mund ta dëmtonte Iranin.

XS
SM
MD
LG