Lidhje

Irani: Zyrtarët e OKB-së jo për inspektimin e objekteve bërthamore


Irani: Zyrtarët e OKB-së jo për inspektimin e objekteve bërthamore

Irani: Zyrtarët e OKB-së jo për inspektimin e objekteve bërthamore

Irani thotë se qëllimi i vizitës së një ekipi të zyrtarëve të lartë të OKB-së për çështjet bërthamore nuk është inspektimi i objekteve bërthamore të Iranit, por zhvillimi i bisedimeve me zyrtarët iranianë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ramin Mehmanparast tha sot se qëllimi i vizitës është krijimi i një kornize për dialog dhe bashkëpunim mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Ai tha se nuk është e qartë se si vizita zyrtarëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike do të ndikojë në bisedimet e Iranit me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë. Ekipi i kësaj agjencie të OKB-së arriti në Teheran të hënën për një vizitë dy-ditore. Radio shtetërore iraniane tha dje se delegacioni shpreson të takohet me shkencëtarët iranianë të energjisë bërthamore dhe shpreson të vizitojë kompleksin Parchin, pranë Teheranit, një bazë ushtarake iraniane për zhvillimin e armëve konvencionale.

XS
SM
MD
LG