Lidhje

Irani kryen prova me raketa

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Irani kryen prova me raketa

Irani kryen prova me raketa

Irani tha sot se ka bërë një provë me një raketë tokë-ajër me rreze të mesme veprimi pranë ngushticës strategjike të Hormuzit. Media shtetërore njofton se raketa ishte e pajisur me teknologji për të goditur objektiva që i shmangen radarëve.

Prova ishte pjesë e stërvitjeve 10 ditore të marinës së Iranit, që pritet të mbyllen nesër.

Dje Irani propozoi një raund të ri bisedimesh me perëndimin për programin e tij të debatuar bërthamor, dhe shtyu provat me raketa me rreze të gjatë veprimi që kishte thënë më parë se do të zhvilloheshin po dje.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA thotë se negociatori për çështjet bërthamore Saeed Jalili ka ftuar pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë, që njihen si grupi P5+1 që t’u rikthehen bisedimeve.

XS
SM
MD
LG