Lidhje

Irani lejon gazetarët të vizitojnë një objekt të hapësirës

  • Zëri Amerikës

Irani lejon gazetarët të vizitojnë një objekt të hapësirës

Irani lejon gazetarët të vizitojnë një objekt të hapësirës

Irani lejoi sot një objekt të rëndësishëm të hapësirës për herë të parë për t’u vizituar nga gazetarët, një përpjekje e hapur për të treguar dëshirën për të lejuar njohjen me teknologjinë delikate, edhe pse Teherani dhe inspektorët e OKB-së shkëmbejnë akuza lidhur me informacionet e kësaj fushe dhe lejimin e ekspertëve në objektet bërthamore të Iranit.

Vizita e gazetarëve në Qendrën e Hapësirës Alborz në Karaj, rreth 70 kilometra në perëndim të Teheranit, synon gjithashtu t’i tregojë publikut përparimet e Iranit në shkencat e aeronautikës, më pak se një muaj pasi Teherani bëri të njohur lëshimin e një tjetër sateliti në orbitë. Programet ambicioze të Iranit në fushën e hapësirës kanë ngritur shqetësime në Perëdnim për mundësinë e zbatimit të këtyre arritjeve në ushtri.

XS
SM
MD
LG