Lidhje

Irani liron dy turistët amerikanë të dënuar për spiunazh

  • Zëri Amerikës

Irani liron dy turistët amerikanë të dënuar për spiunazh

Irani liron dy turistët amerikanë të dënuar për spiunazh

Dy turistë amerikanë të mbajtur në burg për më tepër se dy vjet nën akuzat për spiunazh u liruan sot në Iran. Ata u larguan po sot prej Teheranit në bordin e një aeroplani të vënë në dispozicion nga qeveria e Omanit. Shteti i Omanit është ndalesa e tyre e parë në rrugën e kthimit drej Shteteve të Bashkuara.

Dy burrat iu lanë sot në dorëzim një delegacioni nga Omani pas vendimit gjyqësor që aprovoi lirimin me kusht të tyre kundrejt një pagese të përbashkët prej një milionë dollarësh.

Autoritetet iraniane kishin arrestuar zotërinjtë Bauer dhe Fattal, si dhe një qytetare tjetër amerikane Sarah Shourd, meakuzat për spiunazh në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG